Site icon Telegrafi

Nuk vlerësohet nga kolegët, por Evi Reçi nuk “dorëzohet” përball vlerave, ndonëse mbeti jashtë finales së “Kënga Magjike” (Foto)

Sonte (e shtunë) do të mbahet nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2017” .

Plot 20 artistë do të ngjiten në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të interpretuar këngët e tyre finaliste, teksa në fund do të shfaqen votime e të gjithë artistëve pjesëmarrës, për të parë se kush ka votuar kë?

Megjithatë, pavarësisht se mund të mendohet nga publiku që 20 këngët më të mira të festivalit mund të gjenden në finale, kjo gjë nuk ka ndodhur!

Votat e duhura nga kolegët e saj nuk ka arritur t’i marrë artistja Evi Reçi, e cila megjithëse solli një interpretim unik në këtë festival, nuk do të jetë pjesë e finales.

Evi Reçi

Nga një natyrë e qetë që e karakterizon, dhe pa nervozizëm, Evi ka vendosur që të përshëndesë fansat e saj me një shkrim në InstaStory, duke u kumtuar atyre lajmin se nuk do të jetë pjesë e finales, ndërsa i falënderoi ata për mbështetjen.

“Të dashur miq, pas një performance që nuk do ta harroj kurrë, rrugëtimi im në Këngën Magjike përfundon këtu, pasi nuk jam ndër finalistët. Ifalënderoj të gjithë ata që më përkrahën me sinqeritet dhe dashamirësi, mesazhet tuaja ishin forcë. PS: Mos u dorëzoni kurrë! Faleminderit nga zemra!” (sic.), ka shkruar Evi.

Kënga “Dorëzohu”, e cila njëherësh cilësohej si favorite, do të mbetet gjatë në memorien e njerëzve si ndër këngët më të veçanta të këtij edicioni.

Një përzierje rrymash mes muzikës pop dhe asaj të stilit bizantin, shoqëruar me elemente simbolike të të kënduarit baladë, me vargje të shkruara nga Yll Limani, dhe një kompozim të shkëlqyer nga Darko Dimitrov, kënga “Dorëzohu” nuk ‘dorëzohet’ para publikut, mund të mos ketë fituar një trofe, por një mori duartrokitjesh të ngrohta që mori pas interpretimit në gjysmëfinalen e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version