Telegrafi

Fansat e Taylor Swift veshin pelena në koncert – nuk duan të humbasin asnjë nga performancat e këngëtares

Foto: Getty Images

Disa fansa të Taylor Swift po marrin masa ekstreme për të mos humbur asnjë këngë në koncertet e yllit të famshëm.

As për një pushim në tualet.

Ata kanë ndarë nëpër rrjete sociale, kryesisht TikTok, duke thënë se po ndjekin shfaqje të veshur me pelena për të rritur.

Të njëjtit thonë se pas stresit dhe kostos së marrjes së biletave, nuk duan të kalojnë asnjë sekondë të performancës së Taylor duke pritur në radhë për tualetin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Turneu i artistes nisi në mars me një grup prej gjashtë këngësh nga albumi i saj “Lover” më 17 mars në State Farm Stadium në Glendale, Arizona.

Foto: Getty Images

Duke mos qenë në turne për tre albumet e saj të mëparshme, seria e koncerteve synon të sjellë debutimin live të shumë prej atyre këngëve.

Kur Swift njoftoi turneun në nëntor, ajo e quajti atë “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës sime (e kaluara dhe e tashmja).

Foto: Getty Images

Turneu përfundon me dy shfaqje në Stadiumin SoFi të Inglewood në gusht. /Telegrafi/

Foto: YouTube