Telegrafi

Fansat e pëlqejnë duetin e Butrint Imerit me Gjikon

Gjiko dhe Butrint Imeri (Foto: Screenshot/YouTube/AVD Digital)

Gjatë ditës së premte (14 dhjetor), Butrint Imeri dhe Gjiko lansuan bashkëpunimin e tyre, të cilin e shoqëruan me videoklip.

Kënga e titulluar “Bakllava” është pritur shumë mirë nga fansat e dy këngëtarëve të skenës sonë muzikore.

Lexo po ashtu Lajmet për GJIKO

Akoma pa kaluar 24 orë nga lansimi, videoja muzikore ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

Producenti i shumë hiteve, Big Bang dhe shtëpia incizuese Redbox Entertainment qëndrojnë prapa këtij projekti muzikor.

Tekstin e kanë shkruar vet Butrinti dhe Gjiko, derisa regjinë e klipit e ka bërë Shaban Shabani.

Lexo po ashtu Lajmet për BUTRINTIN

“Kush?” është një prej projekteve më të fundit të Butrintit që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Videoklipi i kësaj kënge u lansua në YouTube më 22 tetor dhe aktualisht numëron mbi 11.5 milionë shikime.

Nga ana tjetër, më 11 nëntor, në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove, Asdren Gjikolli publikoi këngën e tij të re, “Distanca”.

Videoja muzikore, në të cilën shfaqet si protagoniste edhe gruaja e reperit, Elita Rudi, është shikuar mbi 4.6 milionë herë deri më tani. /Telegrafi/