Site icon Telegrafi

Fansat e Kanye Westit hapin një ‘GoFundMe’ për ta bërë reperin sërish miliarder

Fansat e Kanye “Ye” West u mblodhën në ndihmë të këngëtarit të hënën dhe krijuan një ‘GoFundMe’ për të ndihmuar reperin të rifitonte statusin e tij financiar.

Reperi, i cili është vënë nën kritika në javët e fundit pas një sërë shpërthimesh antisemite, ka qenë subjekt i disa ‘GoFundMe’ në një përpjekje për ta “bërë atë një miliarder përsëri”.

Një mbledhje fondesh tashmë u hoq nga faqja pasi fitoi vetëm pesë dollarë, megjithatë, disa të tjerë supozohet se mbetën akoma aktive.

GoFundMe për Kanye West

Pasuria neto e reperit ka shkuar në rënie pasi ndërpreu marrëveshjen me Adidas.

Lexo po ashtu West thuhet se rrezikon të përjetojë krizë financiare

“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha marka në një deklaratë.

“Komentet dhe veprimet e fundit të Yes kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”.

Kanye West (Foto: Getty Images)

45-vjeçari ndërpreu bashkëpunimet edhe me marka të tjera si Balenciaga e shumë të tilla.

West pretendoi në Instagram se ai humbi gati dy miliardë dollarë në një ditë.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Kjo nuk është hera e parë që fansat i vijnë në ndihmë West: Në vitin 2016, publiku arriti të mblidhte afro 50 mijë dollarë kur këngëtari njoftoi se po përballej me falimentimin. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: Backgrid)
Exit mobile version