Telegrafi

Fansat e Depp e ofendojnë aktoren Amber Heard, i dëshirojnë të vdesë

(Foto: Getty Images)

Amber Heard është duke u përballur me ofendime të ndryshme në rrjetet sociale, pasi Johnny Depp e humbi betejën ligjore me tabloidin britanik, The Sun.

Fansat e hamshorit hollivudian e kanë ofenduar ish-bashkëshorten e tij, pas vendimit të gjykatës se ai ka qenë i dhunshëm në lidhjen e tyre dhe e ka keqtrajtuar fizikisht.

Përdoruesit e Twitterit kanë nisur mesazhe të shumta në drejtim të aktores, në të cilat i kanë rekomanduar që të vdesë.

(Foto: Getty Images/Guliver)

“Shpresoj të digjesh në ferr për gjithçka që ke bërë. Johnny Depp është një njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka merituar këtë” – thotë një prej mesazheve të shumta drejtuar saj. Një tjetër përdorues ka thënë se shpreson që Amberin ta godasë autobusi dhe të vdesë.

Lexo po ashtu Johnny Depp humb betejën gjyqësore kundër "The Sun" – Gazeta e kishte konsideruar aktorin ‘dhunues’

Kujtojmë që Depp e kishte paditur tabloidin The Sun për shpifje për një artikull nga viti 2018, në të cilin aktori ishte etiketuar si abuziv ndaj ish-bashkëshortes. Megjithatë, ai e ka humbur procesin gjyqësor. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images/Guliver)