Telegrafi

Fansat e Babastars bombardojnë faqen e Mc Kreshës (Foto)

Duket se rivaliteti mes reperëve dhe grupeve të hip hopit në Kosovë po e kthen atë hijen e dikurshme dhe “loja” po bëhet shumë interesante.

Tashmë fotografia e lansuar nga Getoar Selimi si paralajmërim për projektin e madh të radhës “High 3” u bë hit, edhe pse kënga ende s’u lansua.

Dhe fansat e Babastars të entuziazmuar kanë bombarduar faqet e reperëve rivalë, ndër të cilët është edhe Mc Kresha.

Në një postim në faqen e reperit ishin fansat e Babastars ata që kanë shkruar qindra komente me titullin e këngës së re të Babastars.

Duket se këngën fansat e Babastars mezi po e presin.

Mos të harrojmë se Babastars dhe PINT i kanë marrëdhëniet jo aq të mira, sidomos kur flasim për raportin mes Mc Kreshës dhe Getoar Selimit, ku mitrovicasi shumë herë publikisht e ka fyer “Ma t’madhin N’ven”, teksa ky i fundit asnjëherë nuk i ishte përgjigjur. /Telegrafi/

Klikoni foton për të parë më shumë…