Ylli i filmit “Piratët e Karaibeve” dukej tejet i dobët, teksa fotografohej me disa fansa në Gjermani.
Johnny Depp ka shkaktuar shqetësime për shëndetin e tij pasi u shfaq i zbehtë dhe i thatë në fytyrë.
Aktori 54-vjeçar pozoi me fansat në Hamburg të Gjermanisë, gjatë turneut të tij evropian me grupin “Hollywood Vampires”.
Flokët e aktorit dukeshin shumë më ndryshe dhe të thinjura.
Duke pozuar me një nga fanset, ylli i mbuluar me tatuazhe dukej i zbehtë dhe i hollë ndërsa mbante një veshur një bluzë në të cilën shkruhej: “Qëndro i përulur ose përulur”.
Ndërkohë fansat në rrjetet sociale, nuk hezituan që të ndajnë shqetësimet e tyre në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e aktorit.
“Ai duket i hollë”, komentoi një fans.
“Ai duket i tmerrshëm, a është i sëmurë?”, pyeti një tjetër.
Mirror Online ka kontaktuar përfaqësuesin e Johnny për të pyetur rreth këtyre komenteve, por ai ka refuzuar të prononcohet. /Telegrafi/