Site icon Telegrafi

Fansat i dërgojnë video emocionuese, përlotet Bebe Rexha

Bebe Rexha ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm vitin që po e lë pas vetes.

Këngëtarja ka sjell një numër të projekteve si dhe ka mbajtur disa koncerte anembanë botës.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë të ketë një numër të madh edhe të takimeve me fansat, të cilëve iu kushton shumë rëndësi.

E një video të montuar të bashkëbisedimeve me tifozët i ka ardhur në adresë biondinës, të cilën e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Madje, Rexha përbri videos ka shkuar se në ato momente ka filluar të qaj duke i falënderuar fansat.

Lexo po ashtu Një burrë i martuar i dërgon mesazhe private Bebe Rexhës, këngëtarja i kërkon ta lërë të qetë

“Nuk mund të gënjej. Po qaj. Nuk mund të besoj që unë bëj muzikë dhe ju kam juve njerëz. Ju më bëni të vazhdoj, ju jeni drejtuesit e mi, ju më jepni diçka për të jetuar. Faleminderit që më jepni kuptim në jetën time”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Bebe është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version