Taylor Swift e ka publikuar këngën e re me titull “You Need To Calm Down”, e cila është pjesë e albumit të ardhshëm me titull “Lover”.
Ndërsa, siç transmeton Cosmopolitan, fansat e saj janë të bindur se me këngën e re, ajo e provokon presidentin amerikan, Donald Trump.
“Ti je dikush që nuk njohim, ndërsa i sulmon miqtë e mi si një raketë. Pse je i hidhëruar?”, është një pjesë e këngës së saj.
Është interesant fakti se kënga e re e Swift është publikuar në ditëlindjen e Trumpit, gjë që i ka befasuar fansat e këngëtares.
Taylor e ka publikuar këtë projekt si një formë e reagimit ndaj qëndrimeve politike, të cilat kërkon të ndryshohen. /Telegrafi/