Jeta sensuale e këngëtares me famë ndërkombëtare, Taylor Swift, gjithmonë ka qenë diskutim në mediat rozë.
Edhe kohëve të fundit është duke u bërë temë, pasi fansat po aludojnë se ajo është fejuar me Joe Alwyn, shkruan Mirror.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tekstit të saj në këngën “Love Story”, ku ajo fliste për pranimin e një propozimi.
“Prisni, a është duke përmendur Taylor që ka pranuar propozim”, është shprehur njëri prej komentuesve.
Sikurse edhe titulli i këngës së saj, Swift dhe Alwyn janë duke përjetuar dashurinë e vërtetë.
Sa i përket projekteve muzikore, 31-vjeçarja është duke kryesuar në nominimet e “Grammy Awards 2021”. /Telegrafi/