Telegrafi

Aludime për ndërhyrje estetike të Era Istrefit

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare që ka sjell hite ndër vite. Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila kohët e fundit ka pasur disa paraqitje koncertale në Athinë.

Por, biondja është e njohur edhe për linjat trupore seksi, teksa së fundmi ka marrë vëmendjen me vënien në plan të parë të gjoksit.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram, teksa shihet me forma të bujshme.

Po qe se i shohim videot dhe fotografitë në të kaluarën, sipas fansave, këngëtarja kishte gjoks më të vogël në krahasim me tash dhe ata po dyshojnë se ajo ka bërë ndërhyrje estetike.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/