Site icon Telegrafi

Fansat akuzojnë Princin Charles për mospërfshirjen e Meghan Markle në postimin e ditëlindjes së Archie

Foto: Harper's Bazaar

Fansat e Meghan Markle në Twitter e kanë akuzuar vjehrrin e saj, Princin Charles, për mospërfshirjen e Dukeshës së Sussex në postimin e ditëlindjes së Archie.

Princi i Uellsit postoi një mesazh për ditëlindjen që përfshinte vetëm veten me djalin e tij, Princ Harryn, duke mbajtur fëmijën Archie.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, i cili mbush dy vjeç sot”, ka shkruar ai.

Njerëzit vunë re se Markle nuk ishte paraqitur, pavarësisht se shihej në çdo mesazh të ditëlindjes nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

“E trishtuar kur mbreti i ardhshëm i supozuar pret nënën e nipit të tij nga fotografia të cilën ai vendos ta publikojë”, shkroi një person.

“Foto e bukur, por ku është Meghan në foto?”, pyeti dikush tjetër.

“Pse nuk do ta quash nipin tënd dhe pse do t’i presësh nënën? Ti vetë ke bërë shumë gabime ose e ke harruar atë. Kjo nuk të ndihmon aspak”, tha një tjetër.

Princi Harry me familjen e tij (Foto: Getty Images)

Të tjerët dolën në mbrojtje të Charles. “Ndoshta ky është një moment me tre breza. Një fotografi e preferuar, mbase në vend që njerëzit të ofendojnë thjesht ta vlerësojnë një foto të bukur. Nëse Meghan do të ishte në foto njerëzit do të gjenin diçka tjetër për t’u ofenduar”, shkroi dikush.

“Ata zgjodhën të shfaqnin tre brezat. Asgjë të keqe me këtë”, pranoi një tjetër përdorues.

“Është krejt normale të kesh një fotografi me tre brezat e linjave të gjakut. Shumë familje e bëjnë këtë”, arsyetoi një fans.

Archie gjithashtu mori disa mesazhe të tjera për ditëlindjen nga të afërmit e tij përtej pellgut.

Princi William dhe gruaja e tij, Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ndanë një foto të familjes mbretërore nga pagëzimi i Archie.

Princi Harry dhe Meghan mirëpritën Archie më 6 maj 2019. Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan lajmin përmes ish-llogarisë së tyre të përbashkët në Instagram, Sussex Royal. /Telegrafi/

Exit mobile version