Telegrafi

Fansa të shumtë e presin Bebe Rexhën jashtë koncertit në Gjermani me flamur kombëtar

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke mbajtur këto ditë turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Evropë.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, ajo këndoi në një koncert gjigant në Gjermani.

E teksa ka performuar para publikut gjerman, Rexha është pritur me entuziazëm të madh nga fansat në dalje të koncertit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo publikoi një video në InstaStory, ku mund të shihej se numër i madh fansash kanë pritur jashtë me dëshirën për ta takuar këngëtaren ose për të shkrepur ndonjë fotografi me të.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon video nga performanca e saj provokuese gjatë koncertit në Londër

Madje një fans shqiptar mund të shihet me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”.

Dhe ndërkohë 33-vjeçarja gjithashtu përgjigjet në shqipe duke thënë “Të dua zemër”.

Kjo paraqitje e Bebe Rexhës vjen pas konfirmimit që ajo bëri për ndarjen nga i dashuri i saj pre jtri vitesh, drejtori i fotografisë, Keyan Safyari. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram