Site icon Telegrafi

Fanellat më të shitura në MLS: Bale në krye të listës, Shaqiri në top 10

Xherdan Shaqiri ka qenë njëri nga yjet më të mëdha këtë vit që ka zbarkuar në kampionatin amerikan MLS.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova pas një karriere fantastike në Evropë, në shkurt vendosi të bashkohet me skuadrën amerikane Chicago Fire.

30-vjeçari ka shkëlqyer me Chicagon edhe pse në disa ndeshje mungoi shkaku i lëndimeve, por ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Në MLS këtë vit kanë zbarkuar edhe emra tjerë të mëdhenj si Gareth Bale, Giorgio Chiellini, Lorenzo Insigne, Federico Bernardeschi apo Riqui Puig.

MLS ka publikuar edhe listën me emrat e futbollistëve të cilëve iu ka shitur më së shumti fanella në dyqanin zyrtar ‘mlsstore.com’. I pari në këtë listë ndodhet ish-ylli i Real Madrid, Gareth Bale.

Në pozitën e dytë ndodhet austriaku Christian Fuchs i Charlote FC, derisa në vendin e tretë Carlos Vela i LAFC e pozita e katërt për Javier Chicariton e LA Galaxy.

Në listën e top fanellave më të shitura në Angli ndodhet edhe ajo e Xherdan Shaqirit, ku fanella e kosovarit është e teta më e shitura në Amerikë. /Telegrafi/

Exit mobile version