Telegrafi

Fanella e parë e ndeshjes së Lionel Messit pas Botërorit del në ankand – çmimi vazhdon të rritet

Fanella e veshur nga Lionel Messi pas rikthimit të tij te Paris Saint-Germaint, nga triumfi me Argjentinën në Kampionatin Botëror, ka dalë në ankand me çmimin që po rritet shpejtë.

Ylli 35-vjeçar udhëhoqi kombëtaren drejt lavdisë në Botëror dhjetorin e kaluar dhe u kthye te PSG si një hero.

Ai zyrtarisht me gol në fitoren 2-0 të PSG-së ndaj Angers në fillim të këtij muaji. Dhe fanella me numrin 30 në shpinë, që ai veshi gjatë rikthimit të tij triumfues, po shitet në ankand ekskluzivisht në MatchWornShirt.com.

Fanella, e cila ka gjithashtu shkronjat GOAT të skalitur në njërën mëngë, dhe fjala kampion, viti 2022, së bashku me sponsorin e PSG-së, Uber Eats, të gdhendur në një gjashtëkëndor argjendi në mëngën tjetër – ka arritur tashmë ofertat prej 20,000 euro me vetëm dy ditë të mbetura për palët e interesuara për të bërë ofertën.

Ankandi, i mbajtur në MatchwornShirt.com, ku mund të gjenden fanellat e PSG-së, përfundon të dielën më 15 janar, kur parizienët përballen me Rennes në ligë.

Tifozët mund të presin që Messi të vesh fanellën e PSG-së për të paktën një sezon tjetër, pasi raportimet thonë se ai ka hyrë në bisedime me klubin për të zgjatur kontratën e tij. Por, nëse ai vendos të qëndrojë në stadiumin “Parc Des Princes”, sulmuesi raportohet se do të marrë 35 milionë euro në sezon.

Por, marrëveshja e re e mundshme e Messit është e vogël në krahasim me atë që rivali i vjetër Cristiano Ronaldo po fiton në Al Nassr. Legjenda e Manchester United thuhet se po fiton 200 milionë euro për sezon në Arabinë Saudite. /Telegrafi/