Site icon Telegrafi

Fanella e mesfushorit të Interit përfundon në duart e ish futbollistit kosovar

Fanella e mesfushorit të Interit përfundon në duart e ish futbollistit kosovar

Fanella e mesfushorit të Kroacisë, Marcelo Brozovic, ka përfunduar në duart e ish-futbollistit të Superligës, Faton Cecelia.

Është vetë Cecelia nga Vushtrria, që dikur luante për skuadra të ndryshe në Superligë, që ka postuar foton me fanellën e lojtarit të Interit.

Brozovic ishte ndër më të dalluarit në fitoren 6-0 të Kroacisë mbrëmë ndaj Kosovës, të luajtur në Shkodër.

Lexo po ashtu Humbja ndaj Kroacisë, Kujtim Shala ‘godet’ përzgjedhësin dhe FFK-në

“Dresin e djersitur nga loja e Brozovicit, ma dhuroi ndihmës trajneri, Josip Simunic”, ka shkruar në Facebook, Cecelia, raporton Gazeta Olle.

Stadiumi dje ishte plot dhe kishte shumë ish futbollistë që më parë kanë luajtur dhe luajnë që kishin shkuar ta përkrahin Kosovën.

 

Exit mobile version