Site icon Telegrafi

“Family Agusholli Sweets”, tani edhe në Prishtinë

“Family Agusholli Sweets”, pas qytetit të Pejës, produktet e saj do t’i ofrojë edhe në dyqanin e saj, i cili këtë të premte do të hapët edhe në kryeqytet, duke ofruar ëmbëlsirat e zgjedhura për dashamirët e tyre.   

Kompania, u krijua nga anëtarët e familjes Agusholli, të cilët bashkuan forcat, kreativitetin, pasionin dhe angazhimin maksimal, për të ofruar produkte të një kualiteti të lartë, e të bëra me dashuri nga duart e disa grave në Pejë.

Fillimisht këtë rrugëtim ata e nisën me dëshirën e thjeshtë për t’i ëmbëlsuar ngjarjet e veçanta familjare dhe miqësore, me ëmbëlsira të shijshme të bëra me dorë.

Kërkesat e shumta nga miqtë dhe të afërmit, që kjo iniciativë të mos mbes në nivele të organizimeve të vogla, bëri që Agulloshët ta nisin ëndrrën e ndërtimit të një marke të veçantë në tregun e Kosovës, nën moton “përjetoni çaste të ëmbla”. Ishte viti 2010, kur kishin startuar në një punëtori modeste, duke u rritur dhe zgjeruar, e cila synon që në vitin 2018 të ndërtoj një fabrikë, krejt kjo si rezultat i rritjes së kërkesës se klientelës në vend.

Vënia në rend të parë e konsumatorit dhe kujdesi që ata të jenë të kënaqur nga asortimenti i produkteve të ofruara, ka qenë elementi kyç që  të bëhen lider në tregun vendor.

Hapja e zinxhirit të dyqaneve “Family Agusholli Sweets”, kohë më parë, në qytetin e Pejës, tashmë po zgjerohet edhe në Prishtinë, ku konsumatorët nga kryeqyteti, ëmbëlsirat e veçanta do të mund t’i gjejnë në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Aktash, afër Ministrisë së Arsimit./Telegrafi/

Exit mobile version