Telegrafi

Familjet rome të Shkupit kërkojnë zgjidhje për strehimin e tyre

E ardhmja e familjeve rome mbetet e paqartë pas largimit të shtëpive të improvizuara nën kalanë e Shkupit, nga ana e organeve të qytetit, aksion i zbatuar para tre ditësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Para ditën e sotme, ata protestuan para depolleve të kryetarit Koce Trajanovski, duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.

Megjithëse këto familje kishin vendosur që të qëndrojnë para depolleve, plani i tyre ndryshoi pasi që Latife Shikovska nga OJQ ”Ambrella” arriti që të bisedojë me kryetarin e Shkupit, duke arritur një marrëveshje të përkohshme për qëndrimin e këtyre familjeve në lokacionin e vjetër, por pa ndonjë ndërtim të improvizuar, deri sa të gjendet një zgjidhje për akomodimin e tyre.

Lexo po ashtu Rrënohen shtëpitë e improvizuara të romëve buzë lumit Vardar

Tv Telma bën të ditur se këtyre familjeve u është ofruar një strehim në qendrën e pranimit në Çiçino, ndërkaq drejtoresha e Qendrës ndërkomunale për çështje sociale, u ka thënë familjeve se në Çiçino janë përmirësuar kushtet. Nëse familjet rome nuk e pranojnë këtë propozim, atëherë u mbetet që të qëndrojnë në qiell të hapur./Telegrafi/