Disa pamje interesante të deleve janë publikuar teksa po shfrytëzonin parkun e lojërave në Uells.
Një tufë prej tyre u vunë re duke shtyrë njëra-tjetrën në një rrethrrotullim në sheshin e lojërave të fëmijëve në parkun Raglan Farm në Monmoutshire.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafshët zakonisht mbahen larg zonës së lojërave të parkut, mirëpo, u është lejuar të bredhin pasi familjet janë izoluar në shtëpi si pasojë e coronavirusit.
Në pamjet e mëposhtme shihen teksa delet ia ‘msyjnë’ parkut, ndërsa loznin tek rrethrrotullimi.
“Isha i befasuar kur i pashë ato në rrethrrotullim, zakonisht nuk i kemi këtu pari, mirëpo ishte jashtëzakonisht e mahnitshme”, tha pronari i parkut Gareth Williams. /Telegrafi/