Familjet e dy vajzave të reja që dyshohet se vdiqën si rezultat i një sfide virale TikTok kanë paditur platformën e medieve sociale, duke pretenduar se algoritmet e saj “të rrezikshme” janë fajtorë për vdekjen e fëmijëve të tyre.
Prindërit e dy vajzave që vdiqën në një sfidë ‘blackout’ të vitit 2021 në TikTok, që inkurajoi përdoruesit të zënë frymën deri sa të humbnin ndjenjat, ngritën një padi të martën në gjykatën e lartë të qarkut të Los Anxhelosit, transmeton Telegrafi.
Të përfaqësuar nga Qendra Juridike për Viktimat e Mediave Sociale (SMVLC), një burgim ligjor për prindërit e fëmijëve të dëmtuar nga varësia dhe abuzimi në mediat sociale, ata pretendojnë se “algoritmi i rrezikshëm i platformës i ka shtyrë me dashje dhe në mënyrë të përsëritur” videot e sfidës në feed-at e fëmijëve, duke i nxitur ata të marrin pjesë në sfidë që përfundimisht iu mori jetën.
“TikTok duhet të mbahet përgjegjës për nxitjen e përmbajtjes vdekjeprurëse për këto dy vajza të reja”, tha Matthew P Bergman, avokat themelues i SMVLC-s. “TikTok ka investuar miliarda dollarë për të dizajnuar qëllimisht produkte që nxisin përmbajtje të rrezikshme që e di se është e rrezikshme dhe mund të rezultojë në vdekjen e përdoruesve të tij”.
Njëra prej viktimave është tetëvjeçarja Lalani Erika Renee Walton nga Temple, Teksas. Ajo vdiq më 15 korrik të vitit 2021, në atë që policia përcaktori se ishte “një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjes së sfidës blackout të TikTok”, sipas ankesës.
Viktima tjetër e emëruar në padi është nëntëvjeçarja, Arriani Jaileen Arroyo nga Milwaukee, Wisconsin. /Telegrafi/