Këngëtarja e mirënjohur, Olta Boka, këtë të shtunë, përmes një postimi ka treguar se është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa edhe vetë këngëtarja ka vendosur që emri i të porsalindurit të jetë Brel.
Lajmin Olta e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Ishte natë vere, kur nga qielli ra një yll dhe motra jote bërtiti me të madhe- “Zoti më tha që mami ka një vella te barku” dhe sot familjes tonë të vogel ju shtua një bekim qe na i jep kuptime të tjera dimensioneve!
Faleminderit qe zgjodhe të jem mami yt, o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkruan këngëtarja në Instagram.
Olta dhe familja e saj janë të lumtur të presin një tjetër anëtar që u jep kuptime të reja jetës së tyre. /Telegrafi/