Janë bërë të ditura detaje në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë, që ndodhi sot në Sharban të Prishtinës.
Siç raporton Klan Kosova viktima ishte banues i qytetit të Prishtiënës, porse në fshat gjatë ditës, ka shkuar për të parë një pronë, e cila pretendohet se i takonte atij.
Ndërkaq një familjar i të ndjerit, në kushte anonimiteti, ka thënë se vrasja ka ndodhur për një copë mali, mosmarrëveshje kjo mes të ndjerit 60 vjeçar dhe djemve të axhës së tij.
Ai tutje ka pranuar se mosmarrëveshje për këtë zonë të njëjtit kishin edhe kohë më parë.