Banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Azem Gagica dhe Ylli Dervishi, janë përfshirë në një debat natën e kaluar.
Ka qenë Buci ai i cili e ka ofenduar blogerin ku në një moment iu referua ‘o fëmijaq i virgjër’.
Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga ana profili zyrtar i Azemit në Instagram, i cili besohet që menaxhohet nga një anëtar i familjes.
“Është turp për një burrë të shprehet në këtë mënyrë e sidomos për dikë që e mban veten person me ‘reputacion’. Është turp për popullin të dëgjojnë kësi lloj ofendimesh kaq të rënda e sidomos ai ofendim që po e pëshpërit Buci në fund”, thuhej në postim.
Tutje shkrimi thekson: “Sot në mëngjes Azemi i kërkoi falje personit në fjalë edhe pse ofendimet ishin kaq të rënda për Azemin. Sjellja e Azemit tregon se çfarë edukate ka Azemi”.
Banorët gjatë këtyre ditëve theksojmë se janë përfshirë nëpër debate të ndryshme.
Ata madje në disa raste edhe kanë ofenduar, e mos të themi që pati edhe eskalime. /Telegrafi/