Site icon Telegrafi

Familjarët e të vdekurve në aksidentin në Llaskarcë të pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykata

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.

Dënimin më të lartë e mori shoferi i autobusit, Manuel Tripunovski, i cili u dënua me 14 vite burg, ndërsa pronari i kompanisë “Durmo Tours” u dënua me katër vite burg.

Për familjarët e të vdekurve në aksidentin e autobusit, Gjykata është treguar e butë ndaj të akuzuarve të parë.

Lexo po ashtu Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

“Si mund të jemi të kënaqur, sidomos ndaj të akuzuarve të parë, mendojmë se dënimet janë minimale, ky ishte aksidenti më i rëndë në historinë e ekzistencës së Gostivarit”, tha njëri nga familjarët e të vdekurve pas leximit të aktgjykimit.

Lexo po ashtu Aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, prokurori Jakimovski paralajmëron rishqyrtim të dënimeve

Ndryshe, gjashtë të akuzuarit për këtë rast u dënuan me gjithsej 39 vite burg. Procesi gjyqësor filloi para pesë viteve, ndërsa aksidenti ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, kur autobusi i “Durmo Turs” i cili i mbushur me udhëtarë (shumica nga Gostivari), u aksidentua në rrugën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë./Telegrafi/

 

Exit mobile version