Site icon Telegrafi

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë ndryshimin e ligjit për personat e pagjetur (Video)

Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të të pagjeturve të Kosovës në emër të këshillit koordinues të familjarëve të pagjeturve, ka folur në hollin e Kuvendit të Kosovës për kërkesat e familjarëve për zbardhjen e fatit të më të dashurëve të tyre.

“ I bëjmë apel institucioneve të Kosovës të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe të kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të detyrojë Serbinë për gjetjen e më të dashurve tanë.

Kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare që të bëjnë trysni tek autoritet serbe për hapjen e arkivave dhe të tregojnë se ku ndodhen më të dashurit tanë.

Kërkojmë edhe ndryshimin e ligjit për personat e pagjetur.

Sa më shpejt të ndërtohet memoriali qendror i Republikës së Kosovës për personat e pagjetur”, ka thënë Qerkini./Telegrafi/

Exit mobile version