Site icon Telegrafi

Familjarët e pengjeve të mbajtura nga Hamasi “penguan” Netanyahun, teksa ai mbante një fjalim mbi krizën

Benjamin Netanyahu është përballur me ndërprerë nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi ndërsa mbajti një fjalim mbi krizën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të afërmit që mbanin pankarta duke kërkuar kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës së Kirya në Tel Aviv ndërsa fliste udhëheqësi izraelit.

Me gjithë rritjen e presionit ndërkombëtar për ndaljen e luftimeve, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Hamasit rreth “planit ambicioz” të Egjiptit për t’i dhënë fund luftës me Izraelin

Çfarë tha Netanyahu?

Udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte shumë larg nga përfundimi.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim”, citohet të ketë thënë Netanyahu.

“Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”. /Telegrafi/

Exit mobile version