Telegrafi

Familjarët e gjejnë pa shenja jete 36-vjeçaren në Llaushë të Skenderajt

Vdekja e dyshimtë në Skenderaj është raportuar mbrëmjen e së dielës në Polici.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Telegrafin se një 36-vjeçare është gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e saj, derisa rasti është raportuar rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka njoftuar Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Telegrafi/