Telegrafi

Familjarët e Behramit, Xhakës e Shaqirit flasin për mundësinë e ardhjes te Kosova

Familjarët e Valon Behramit, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, kanë folur nëse yjet e Zvicrës do t’i bashkohen Kosovës.

Të gjithë kanë deklaruar për Kohën Ditore, disa në kushte anonimiteti, se ende nuk kanë vendosur asgjë, madje dikush kërkon edhe garanci nëse është i lejuar ndërrimi i Kombëtares.

Ragip Behrami, babai i Valonit, ka konfirmuar se është kontaktuar nga krerët e FFK-së, në lidhje me vendimin e mesfushorit të Ëatfordit dhe Zvicrës.

“Dua të them të vërtetën se ende nuk ka asgjë. Është një vendim i vështirë. Nuk di asgjë se çka do të bëhet. Me Valonin nuk është takuar askush. Takimi ka qenë vetëm me mua, por asgjë nuk është vendosur Valoni aktualisht është lojtar i Zvicrës. Tash për tash nuk ka asgjë”, ka thënë Ragip Behrami.

Ndërkohë, kontaktin me familjen Xhaka e ka konfirmuar për gazetën një i afërm i familjes.

“Duhet që së pari Kosova të marrë një përgjigje definitve nga FIFA se a me të vërtetë mund të ndërrojnë mjedis”, ka theksua ai.

Një burim tjetër i afërt me familjen Shaqiri, se po ashtu duan qartësi se a janë në FFK të sigurt se FIFA lejon ndërrimin e Përfaqësueses evropiane në atë të Kosovës.

Vendimin nuk e ka marrë as Valon Berisha i Norvegjisë dhe Salzburgut. “Ende nuk ka asgjë, do të lajmëroj”.