Djali i Abdylfetah Alimi nëpërmjet një konference për shtyp bëri thirrje për protestë gjatë ditës së nesërme për lirimin dhe Abdylfeta Alimit.
Ai tha se marshi protestues do të fillojë nga ora 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” për të përfunduar tek objekti i gjykatës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne si familje e ndërmorëm këtë nismë sepse vlerësojmë se babi është viktimë e procesit të montuar politik”, tha djali i Abdylefetah duke ju bërë thirrje të gjithëve për ta ngritur zërin kundër proceseve të montuara gjyqësore.
Në nuk do të ndalemi këtu, tha Alimi, drejtësinë do të kërkojmë deri në Strasburg./Telegrafi/