Telegrafi

Shkurte Fejza festoi ditëlindjen, familjarët organizuan një festë të veçantë për të (Foto)

Këngëtarja Shkurte Fejza ka festuar dje (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 56-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët, e familjarët e saj.

Këngëtarja Shkurte Fejza festoi ditëlindjen e saj të 56-të në mesin e familjarëve të saj. Burimi i fotos: InstaStory

Shkurta ka festuar ditëlindjen në një ambient të ngrohtë familjar, pranë më të dashurve të saj.

Vajza e saj, këngëtarja Gresa Behluli ka publikuar disa imazhe nga festa në InstaStory, ku ka prezantuar për fansat edhe befasinë që ajo, motrat dhe vëllai i kanë bërë nënës së saj.

Një tryezë e shtruar plot me gota vere dhe një tortë me qirinj, ka qenë surpriza e përgatitur për këngëtaren Fejza, e cila dukej shumë e lumtur pranë më të shtrenjtëve të saj.

Të shumta kanë qenë edhe urimet e përzemërta të fansave për këngëtaren. /Telegrafi/