Telegrafi

Familja Statovci arsyeton paratë e sekuestruara sot në shtëpinë e tyre

Luan Statovci është një nga të arrestuarit e aksionit të sotëm policor, në shtëpinë e të cilit në Batllavë, iu gjetën para.

Ai mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Gruaja e Luan Statovcit, ka deklaruar me insistim se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksioni i bastisjes.

Lexo po ashtu 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara, me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore

Ajo ka pohuar se atë kohë gjendej në punë, ndërsa ka konfirmuar gjithashtu që edhe ajo punon në Ministrinë e Bujqësisë.

Mes tjerash ajo ka thënë për Klan Kosovën, se paratë e gjetura në shtëpinë e tyre, nuk janë të ryshfetit, por janë mjete të ruajtura nga bizneset që udhëheqin në Prishtinë.

Lexo po ashtu Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para  

Veç kësaj ajo ka hedhur poshtë pretendimet dhe raportimet se ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në fshehjen e mjeteve tashmë të sekuestruara.