Telegrafi

Familja Radford mirëpresin foshnjën e 21-të dhe thonë se ky do të jetë “i fundit i tyre” (Foto/Video)

Familja më e madhe e Britanisë ka mirëpritur foshnjën e 21-të në familjen e tyre masive – dhe janë zotuar se ky do të jetë me të vërtetë i fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sue dhe Noel Radford thuhet se janë bekuar me vajzën e porsalindur Bonnie Raye, e cila ka lindur të martën.

Kështu, beben e kanë mirëpritur në shtëpinë e tyre edhe 20 fëmijët e tjerët të çiftit në shtëpinë e tyre Morecambe, Lancashire, të mërkurën.

E Sue, 43 vjeçe, ka thënë për mediat britanike: “Ne të dy kemi vendosur se nuk duam më. Bonnie do të jetë e fundit”.

Dhe Noel, 47 vjeç, shtoi: “Disa njerëz vendosin të ndalojnë pas dy ose tre fëmijëve. Ne e kemi bërë atë pas fëmijës së 21”.

Duke rrëfyer më tej, Sue ka shtuar: “Të gjitha mamitë në spital po më pyetnin nëse do të na shihnin përsëri vitin e ardhshëm dhe ne të dy thamë, ‘definitivisht jo’”.

“Ne do të vazhdojmë të shijojmë fëmijët dhe të gëzojmë nipërit e mbesat tona”. /Telegrafi/