Festë e madhe në shtëpinë e Lionel Messit.
Leo Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella po festojnë ditëlindjen e dytë të djalit Mateos.
Në mesin e një dekorimi mjaft të bukur me balonë të kaltër, Mateo shfaqej i lumtur pranë prindërve të tij dhe vëllait Tiagos.
Familja Messi qëndron zakonisht larg vëmendjes mediatike.
Lionel Messi do t’i kthehet aksionit pasi festoi ditëlindjen e djalit të tji jo më larg se sonte mbrëma ndaj skuadrës italiane, Juventus.
Messi aktualisht ka dy djemë nga martesa me Antonellan. /Telegrafi/