Site icon Telegrafi

Familja mbretërore e lënduar nga vendimi i Princit Harry dhe Meghan Markle

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle, dje njoftuan se do të tërhiqen nga familja mbretërore, dhe do të ndajnë jetën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Dhe këtë vendim të tyre nuk e ka pritur mirë familja mbretërore, duke thënë se ndihen të lënduar nga kjo që çifti po bëjnë.

Princi Harry dhe Meghan shihet se nuk u këshilluan me ndonjë mbret më të moshuar para se të marrin vendimin.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Steve Parsons – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Pallati i Buckingham-it mbeti i ‘tronditur’, tha korrespondenti i BBC, Jonny Dymond, pasi bisedimet për të ardhmen e tyre kishin filluar, por ishin në faza shumë të hershme.

Lexo po ashtu Princi Harry dhe Meghan Markle nuk duan më të jenë anëtarë të familjes mbretërore

Në deklaratën e tyre të mërkurën, Harry dhe Meghan thanë se morën vendimin pasi synojnë të “punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht”.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, shkroi çifti në Instagram. /Telegrafi/

Meghan Markle dhe Princ Harry (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version