Site icon Telegrafi

Familja Mbretërore duken të lumtur dhe në harmoni, teksa përcjellin Princeshën e vogël Charlotte në ditën e parë të shkollës

Familja Mbretërore përcjell të voglën e tyre, Princeshën Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës (Foto: Aaron Chown - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dukeshin më se krenarë ndërsa dërguan vajzën e tyre, Princeshën Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës.

Katërvjeçarja po fillon shkollën në “Thomas Battersea”, duke iu bashkuar vëllait të saj të madh, Princit George, gjashtë vjeç, i cili po kalon në klasën e dytë dhe vijon mësimet po në këtë shkollë, shkruan Hello Magazine, transmeton Telegrafi.

Vetëbesimi i Princeshës Charlotte bëri që ajo të buzëqeshë para kamerave, të cilat ishin të pranishme për ta fotografuar atë gjatë arritjes në shkollën private në Londër, ndërsa kishte veshur tashmë edhe uniformën e shkollës.

Familja Mbretërore përcjell të voglën e tyre, Princeshën Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Vajza e vogël mbante shtrënguar dorën e mamasë së saj, Kate, ndërsa William eci përkrah George-it.

Padyshim që ishte një ditë emocionuese për Dukeshën, e cila për fat të keq duhej të mungonte në ditën e parë të shkollës së Princit George në vitin 2017. Kate, e cila ishte shtatzënë me Princin Louis, vuante aso kohe nga një sëmundje e rëndë e mëngjesit.

Familja Mbretërore përcjell të voglën e tyre, Princeshën Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Mbretërorët u takuan me Helen Haslem, drejtoreshën e shkollës së mesme, në hyrje të shkollës para se e vogla Charlotte të drejtohej për në klasën e parë.

Tarifat e Princit George dhe Princeshësh Charlotte për vitin e tyre shkollor janë 6,429 funte për vit, por ata do të paguajnë pak më pak për Charlotte, pasi ajo është fëmija i tyre i dytë.

Familja Mbretërore përcjell të voglën e tyre, Princeshën Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Pagesa për një fëmijë të dytë është 6,305 funte me afat dhe nëse Princi Louis do t’i bashkohet në të ardhmen kësaj shkolle, tarifat e tij për vit shkollor do të ishte 5,790 funte. /Telegrafi/

Princesha Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

 

Princesha Charlotte me vëllanë e saj, Princin George (Foto: Aaron Chown – WPA Pool/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version