Site icon Telegrafi

Familja mbretërore akuzohet se fshiu Meghanin nga fotografia, përmes një mesazhi për t’i uruar Princit Harry ditëlindjen

Familja mbretërore hodhi poshtë spekulime se e prenë fotografinë e Princit Harry ku pozonte edhe Meghan pranë tij në një foto me të cilën ia uruan atij ditëlindjen në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i Buckingham Palace këmbënguli se imazhi i vitit 2018 i shpërndarë në llogaritë zyrtare nuk ishte ndryshuar në asnjë mënyrë dhe ishte përdorur në formatin që ata e morën nga një agjenci fotografike.

Gazeta vuri në dukje se Duka i Sussex u fotografua nga disa kënde të ndryshme – si me dhe pa Meghan Markle – dhe versionet origjinale dhe të prera u ngarkuan në Getty Images në atë kohë.

Një burim mbretëror i thotë gjithashtu Page Six se pretendimet se Markle u pre nga fotografia janë të pabaza, pasi Harryt iu bënë shumë foto atë ditë.

Spekulimet u përhapën të hënën kur njerëzit aluduan se Dukesha e Sussex ishte hequr nga fotografia, të cilën e kishte publikuar familja mbretërore, për ta uruar Princin Harry për 40-vjetorin e lindjes. /Telegrafi/

Foto: Princi Harry dhe Meghan Markle / Getty Images
Exit mobile version