Yjet e “Keeping Up With The Kardashians” tani kanë grumbulluar më shumë se 1.2 miliard ndjekës në Instagram.
Kylie Jenner ka 304 milionë ndjekës, 24-vjeçarja kryeson me numrin e ndjekësve, ndërsa Kim Kardashian, 41 vjeç, vjen e dyta me 281 milionë ndjekës.
Ndërkohë, Kourtney ka grumbulluar 160 milionë ndjekës gjithsej, teksa, Khloe ka 215 milionë dhe motra e saj modelja, Kendall gjithashtu ka 215 milionë.
Nëna e tyre, 66-vjeçarja Kris Jenner ka 45.5 milionë ndjekës, ndërsa vëllai Rob ka 2.6 milionë fansa në këtë rrjete social, shkruan DailyMail.
Së bashku, klani Kardashian krenohet me më shumë se dyfishin e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar – e cila është 67.22 milionë.
Më herët në janar, Kylie arriti një moment historik të madh në mediat sociale, pasi ajo u bë femra e parë në historinë e Instagram që arriti 300 milion ndjekës.
Teksa themeluesja e “Kyle Cosmetics” është femra e parë që e bën këtë, futbollisti Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur me 388 milionë.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” kishte rrëzuar më parë Ariana Granden si femra më e ndjekur në platformë, pasi kishte grumbulluar një numër ndjekësish e cila aktualisht ka 292 milionë.
Kylie arriti të thyente rekordin e Instagramit, pavarësisht se kishte qëndruar larg rrjeteve sociale që nga nëntori, pas tragjedisë së partnerit të saj, Travis Scott në Astroworld, ku mbetën 10 të vdekur dhe u plagosën qindra të tjerë.
Ylli i njohur televiziv theu heshtjen me një foto të nënës Kris Jenner përpara se të kthehej plotësisht më 31 dhjetor.
Teksa, kujtojmë që ajo dhe reperi i “Goosebumps”, 30 vjeç, po bëhen prindër për here të dytë. /Telegrafi/