Familja Kardashian-Jenner ka rezultuar të jetë ndër më të popullarizuarat në mbarë botën.
Kështu, nuk është befasuese që gjatë kësaj krize globale, pjesëtarët të kenë rregulla strikte , shkruan Mirror.
Kris Jenner dhe katër vajzat e saj kanë vendosur që askush të mos hyjë në rezidencat e tyre, nëse nuk e kanë bërë testin për COVID-19.
Para se mysafirët të jenë në shtëpinë e Kim, Kourtney dhe Khloe, duhet të kenë rezultatin negativ të testit.
Për një gjë të tillë ka folur edhe prezantuesi Andy Cohen, i cili kishte treguar eksperiencën e tij me këtë familje.
Ai kishte tentuar që të vizitojë Khloe, e cila kishte kërkuar nga ai evidencë që nuk është i infektuar me virusin vdekjeprurës. /Telegrafi/