Telegrafi

Familja Kardashian e shqetësuar për rënien e shikueshmërisë së serialit

Tash e sa kohë në familjen Kardashian po mbretëron një atmosferë e zymtë për shkak të problemeve të fundit të shfaqur me brendin e tyre të serialit “Keeping Up With The Kardashians”.

Të gjitha skenaret intrigante të Kris Jenner për të manipuluar xhirimet në “Keeping Up with the Kardashians” duket se i janë kthyer mbrapsht.

Radar Online bën me dije se gjithçka është e kotë pasi vlerësimet pozitive të këtij spektakli reality kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që nga momenti kur është shfaqur për herë të parë. Operacioni i Kim K për t’i mundësuar që të bënte një fëmijë të tretë dhe ekzaminimi i pjesës së legenit të saj ishin kryefjala e javës së kaluar, por nuk patën rezultatin e shpresuar.

Sipas Radar Online, episodi për shtatzaninë e Kim solli vetëm 1.16 milionë njerëz para ekranit. “Keeping Up With The Kardashians”, që dikur kapte 3 milionë njerëz për episod, po sjell gjithmonë e më pak spektatorë dhe nuk dihet sa mund të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve thuajse të dëshpëruara të Kim dhe Kris.

Të jetë ky fillimi i fundit të perandorisë Kardashian? Mbetet të shihet, pasi Kardashian si brend është zgjeruar edhe në veprimtari tjera biznesore. /Telegrafi/