Një polic indian ka filmuar momentin kur ia shpëton jetën një motoçiklisti dhe familjes së tij që po lëviznin nëpër autostradë, duke mos e ditur se motoçikleta e tyre ishte përfshirë pjesërisht nga zjarri.
Në motoçikletë ishin shoferi e gruaja e tij që mbante në prehër djalin. E në videon e publikuar më poshtë, shihet se si policia me veturë i afrohet motoçikletës dhe i kërkon burrit që të ndalet, transmeton Telegrafi.
Është për t’u habitur se si gruaja e tij nuk e kishte vërejtur zjarrin që dilte vetëm pak centimetra larg këmbëve të saj. Megjithatë, rrobat që i kishte vendosur në afërsi të marmitës ishin përfshirë nga zjarri.
E po të mos ishte reagimi i shpejtë i policisë, pasojat sigurisht se do të ishin fatale për këtë familje që nuk ishte në dijeni për zjarrin që kishte shpërthyer në motoçikletë. /Telegrafi/