Telegrafi

Familja indiane gjendet e varur në tavan

Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në një shtëpi në kryeqytetin e Indian, Delhi, ku 10 prej tyre të varur në tavan.

Një grua rreth të 70-ve ishte e vetmja që ishte e shtrirë në dysheme, ku shumica e të vdekurve i kishin sytë dhe gojën e mbyllur, kurse duart e lidhura pas shpinës.

Sipas raportimeve të BBC-së, përcjell Telegrafi, ende mbetet e paqartë se çka qëndron prapa këtyre vdekjeve dhe se policia nuk ka përjashtuar vrasjen.

Por, sipas një deklaratë të policisë thuhet se janë gjetur prova të “praktikave mistike” nga familja dhe se në shtëpi janë gjetur shënime që flasin për praktika mistike shpirtërore, të cilat besohet se kanë lidhje me vdekjet.

Banorët e zonës dhe të afërmit i kanë thënë medies lokale se familja ishte e lumtur dhe ishte pjesë e bashkësisë lokale.

Familja kishte jetuar në lagjen Burari të Delhi për më shumë se 20 vjet, edhe pse vinin nga Rajasthan. Kishin dy dyqane në ndërtesën trekatëshe ku edhe po jetonin. /Telegrafi/