Telegrafi

Familja Fejzullahu apelon: Na ndihmoni ta gjejmë Elifin (Video)

Kërkimi për 16-muajshen Elif, e cili u zhduk në përmbytjet e 6 gushtit, është ende në vazhdim. Gjyshi i saj Isuv Fejzullahu u bëri thirrje qytetarëve, të shtunën na ka ndihmuar ushtria dhe policia që ishte për kërkim. Vend takimi për mbledhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në kërkim, është stadiumi “Fortuna” në 9 ora të mëngjesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Vullnetarët që kanë dëshirë me na ndihmua ne do të dalim ditën e shtunë për ta kërkuar, ku në këtë kërkim do të jetë edhe armata e Maqedonisë si dhe policia ku ashtu na kanë premtuar. Të shohim se ku mundë të jetë dashtë zoti të gjejmë të shtunën. Ky apel është për krejt qytetarët e Maqedonisë kush donë me na ndihmuar”, tha Isuf Fejzullahi. /Telegrafi/