Këngëtaret Adelina dhe Zanfina Ismaili janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, veçanërisht me motrën e tyre të mesit, Emën.
Adelina jeton në Zvicër, ku ka krijuar familjen e saj, ndërsa Emza dhe Zanfina prej vitesh jetojnë së bashku në Prishtinë.
Ato kanë krijuar një lidhje shumë të veçantë me njëra-tjetrën, dashuri të cilën nuk hezitojnë ta shpërndajnë edhe me fansat në rrjetet sociale.
Zanfina, ka qenë ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shfaqet nën shoqëri të Emës.
Të dy motrat Ismaili dukeshin bukur dhe me stil, teksa në mbishkrimin e fotografisë, Zanfina shkruante: “Familja, gjithmonë e para”. /Telegrafi/