Familja Behrami ia ka falur gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre, Visarit, gjatë shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatiku”.
Visar Behrami (27) ishte duke punuar së bashku me tre punëtorë të tjerë, të cilët kishin dalë nga vendi dhe të shpëtonin.
Trupi i tij i pajetë u gjet pas shumë orë kërkimesh nën rrënoja gjatë natës së kaluar, ndërsa varrimi është bërë sot në Vidimriq të Mitrovicës, raporton KP.
Shkak i shembjes dyshohet të jetë renovimi që po bëhej në objekt, për të cilat punëkryesi nuk kishte marrë leje.
Ndërkohë, Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar një muaj paraburgim për A.H. dhe Q.H., të arrestuar në lidhje me shembjen e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”./Telegrafi/