Site icon Telegrafi

Familja e madhe e Dua Lipës

“Sunny Hill Festival” tashmë ka një javë që ka mbaruar, ku mbretëruan tre netë të zjarrta në parkun e Gërmisë të Prishtinës.

Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris ishin yjet kryesore të festivalit, por ka rrëmbyer vëmendjen edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit vetëm njëherë është ngjitur në skenë teksa ka performuar këngën “One Kiss” me Harrisin, i cili vitin e kaluar i solli disa çmime ndërkombëtare.

Por, duket se 23-vjeçarja e ka shijuar në maksimum periudhën e qëndrimit në Kosovë, duke u takuar edhe me miq dhe familjarë.

Një foto teksa shihen familjarët e këngëtares sonë e ka publikuar nënë e yllit, Anesa Lipa, teksa shihet shumë anëtarë duke pozuar në një kate të lartë të një banese.

Lexo po ashtu I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid vishet me simbolin e shqiponjës dykrenare në shpinë

Ndryshe, Dua është duke punuar në video projekte të reja, që do të jenë pjesë e albumit të dytë në karrierën muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version