Telegrafi

Familja e Dua Lipës e pranishme në stadiumin St Mary’s në përkrahje të Kosovës

Dukagjin Lipa së bashku me familjen e tij mbrëmë (e martë), kanë ndjekur nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Përfaqësuesja e Kosovës humbi ndeshjen me rezultat 5-3, por përkundër kësaj shqiptarët u ndjenë më krenarë se kurrë me performancën e futbollistëve tanë.

Në mesin e një numri të madh tifozësh në stadiumin St Mary’s për të përkrahur shtetin tonë ishy edhe Dukagjin Lipa, bashkëshortja e tij, Anesa dhe djali i tyre i vetëm Gjini.

Dukagjin Lipa bashkë me familje ndoqën nga afër lojën Angli – Kosovë (Foto: Instagram)

Ish-vokalisti i grupit “ODA”, në rrjetin social, Instagram publikoi imazhe dhe video të ndryshme, duke treguar mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës.

Familja Lipa po argëtoheshin mjaft shumë dhe dukeshin tejet të gëzuar për vendin tonë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dukagjin Lipa

Vlen të ceket se Kosova pësoi humbje nga Anglia në kualifikimet për Kampionatin Evropian, humbje kjo që vjen pas 15 ndeshjeve me rezultatet pozitive (10 fitore dhe 5 barazime). /Telegrafi/

Dukagjin Lipa bashkë me familje ndoqën nga afër lojën Angli – Kosovë (Foto: Instagram)