Telegrafi

Familja e brazilianes së vrarë nga Hamasi kërkoi që të paktën 10 persona të marrin pjesë në varrimin e saj – u shfaqën mijëra izraelitë

Bruna Valeanu, 24-vjeçe, studente e Universitetit të Tel Avivit, ishte në mesin e të paktën 260 personave të vrarë në masakrën e Hamasit që e kreu në festivalin e muzikës elektronike të mbajtur në Izrael.

Në komunikimin e fundit me miq, Valeanu pretendohet të ketë thënë se ishte e rrethuar me njerëz të lënduar dhe vazhdimisht dëgjohen të shtënat, transmeton Telegrafi.

Ajo është braziliania e dytë, viktimë e sulmit të militantëve të Hamasit që vranë mijëra izraelitë dhe njerëz të vendeve të ndryshme të botës.

Lexo po ashtu Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin disa ditë përpara se Hamasi të godiste, thotë kryetari i komitetit amerikan

E familja e saj ishte deklaruar përmes rrjeteve sociale dhe luste banorët lokalë që të respektojnë doket dhe zakonet, që të paktën 10 persona të marrin pjesë në varrimin e saj.

Megjithatë, pas thirrje publike të familjes së saj që të marrin pjesë të paktën 10 persona në varrimin e saj, të martën raportohet se kanë marrë pjesë mijëra izraelitë që t’i japin lamtumirën e fundit.

Për këtë dëshmojnë pamjet e publikuara nga CNN Brasil, ku shihet turma e njerëzve që kishte shkuar për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Bruna dhe familja e saj janë nga Rio de Janeiro. Kjo vajzë kishte dyshtetësi, ishte braziliano-izraelite. Ajo kishte shkuar në festivalin e muzikës elektronike që u ndërpre nga grupi radikal i Hamasit. /Telegrafi/