Site icon Telegrafi

Familja dyshon se zjarri që mbyti dy fëmijë në Gjakovë u shkaktua nga rryma, KEDS-i dërgon ekspertë

Familjarët e fëmijëve të cilët humben jetën si pasojë e zjarrit në fshatin Ujz të Gjakovës, dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga rryma elektrike.  

Mediat raportojnë se familjarë të dy fëmijëve që humbën jetën nga zjarri dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga rryma, ndërsa nga KEDS-i kanë thënë për Telegrafin se ka dërguar një ekip të ekspertëve të analizojë çdo detaj, megjithatë sipas tyre në pamje të parë, as shtylla, as kabllo që e furnizon shtëpinë nuk janë as të djegura, as të dëmtuara.

“Të nderuar, KEDS ka dërguar një ekipe të ekspertëve që do të analizojnë secilin detaj çka ka ndodhë.

Lexo po ashtu Dy fëmijë vdesin në Gjakovë pasi shtëpia u kaplua nga zjarri

Ne i kishim lut të gjitha palët që të përmbahen deri të përpilohet raporti i ekspertëve bazuar në të gjeturat në vendin e ngjarjes.

Në pamje të parë, as shtylla, as kabllo që e furnizon shtëpinë nuk janë as të djegura, as të dëmtuara. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, KEDS nuk mund të komentoje diçka tjetër”, thekson KEDS. /Telegrafi/

Exit mobile version