Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 30-të.
Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Mes shumë dhurata, njëra ndër befasitë më të mëdha për Ermalin ishte rezervuar në mbrëmjen e së enjtes.
Shumë nga familjarët, por edhe kolegë nga estrada, i kanë organizuar një festë surprizë këngëtarit Fejzullahu në përvjetorin e tij të 30-të.
Festa është organizuar në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit, dhe pjesë e saj kanë qenë shumë emra të njohur.
Bashkëshortja e Ermalit, Ariana, është njëra ndër personat e cila i ka qëndruar më së afërmi bashkëshortit të saj në këtë mbrëmje të veçantë.
Ndërkohë, nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vërehet se pjesë e festës kanë qenë edhe emrat e njohur nga estrada si: Ledri Vula, Gjiko, Dafina Zeqiri, Meda, Lumi B etj. /Telegrafi/