Site icon Telegrafi

Familja Dehari: Raporti zviceran konstatoi se Astriti është vrarë

Familja e Astrit Deharit, sot ka marrë raportin për vdekjen e Astrit Deharit nga Instituti zviceran, ku ka rezultuar se Astrit Dehari nuk është vetëvrarë por ai është vrarë në burgun e Prizrenit.

Babi i Astrit, Avni Dehari ka thënë para mediave se përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre janë institucionet përgjegjëse.

“Ende nuk e kemi lexuar raportin por sipas konkluzioneve na është thënë se është vrasje. Në rastin e Astrit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës përpos Prokurorit Sylë Hoxha dhe ministries së atëhershme të drejtësisë, Dhurata Hoxha janë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Avni Dehari.

Lexo po ashtu Avokati Tomë Gashi: Raporti vërteton se Astriti është vrarë, shteti t'i gjejë vrasësit

Ai ka shtuar se nuk do të ndalen së kërkuari që të hapen hetimet dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit.

Avokati, Tomë Gashi ka shtuar se ndjehet më i lehtësuar që tashmë është vërtetuar ajo që e kanë ditur që nga dita e parë. /Telegrafi/

Video e plotë:

Momentet kyçe:

Exit mobile version